Magani konfirmon largimin nga Ballkani

Ballkanit i është larguar futbollisti i radhës

Sport

09/08/2020 19:10

Fjala është për sulmuesin Artur Magani, i cili përmes llogarisë personale në rrjetin social Facebook ka konfirmuar largimin e tij nga klubi.

“Nga sot jam lojtar i lirë. Falenderoj të gjithë shokët e ekipit FC Ballkani dhe Ismet Munshin, i cili për mua është trajneri më i mirë në Kosovës”, ka shkruar ai në llogarinë e tij.

Magani ishte sulmuesi kryesor i suharekasve në sezonin vjeshtor, por pas ardhjes së Mirlind Dakut ai shumicën e ndeshjeve e nisi nga stoli. /Lajmi.net/