Madueke momentalisht po kryen testet mjekësore te Chelsea

Chelsea është shumë afër që të finalizojë edhe transferimin e radhës pas blerjes 100 milionë euro të Mykhailo Mudryk. Todd Boehly nuk e ka ndërmend që ta ndalë shpenzimin e parave te Chelsea, ku ka arritur marrëveshje me PSV për anësorin e sulmit, Noni Madueke, përcjell lajmi.net. Madueke momentalisht i është nënshtruar testeve të rëndësishme…

Sport

20/01/2023 11:20

Chelsea është shumë afër që të finalizojë edhe transferimin e radhës pas blerjes 100 milionë euro të Mykhailo Mudryk.

Todd Boehly nuk e ka ndërmend që ta ndalë shpenzimin e parave te Chelsea, ku ka arritur marrëveshje me PSV për anësorin e sulmit, Noni Madueke, përcjell lajmi.net.

Madueke momentalisht i është nënshtruar testeve të rëndësishme mjekësore si lojtar i ri i ‘Bluve’, pasi që arriti në Londër mbrëmë.

Kontratat janë duke u kontrolluar dhe më pastaj marrëveshja do të kompletohet me PSV Eindhoven në një transferim që kap tarifën e 35 milionë eurove./Lajmi.net/