Macja refuzon të zbresë nga çatia e trenit për 2 orë e gjysmë, vonohet udhëtimi

Një mace nga Londra ka refuzuar të zbresë nga çatia e një treni për dy orë e gjysmë.

Fun

05/03/2021 21:26

Udhëtimi me trenin 125mph Avanti West Coast për në Mançester në orën 20:30 u vonua sepse macja nuk bindej të zbriste poshtë. Ajo ndihej e frikësuar edhe pse asaj iu ofruan metoda të ndryshme të improvizuara për të zbritur.

Joe Hendry, menaxheri i stacionit hekurudhor të Rrjetit për Euston, tha: Ne shpesh duhet të merremi me zogj brenda stacionit, por është hera e parë në jetën time që duhej të merresha me një mace. Fatmirësisht ky kuriozitet i maces për të qëndruar mbi tren nuk e vrau dhe ne jemi të lumtur që nuk e lejuam atë të përdorte një prej nëntë jetëve të saj.

Falë ekipit të stacionit dhe stafit të Avanti West Coast macja arriti të shpëtonte. Pasagjerët hipën në një tren tjetër sepse ajo ia bëri të pamundur udhëtimin. /tvklan.al