Macja ngec brenda qeses së ushqimit, veprimi i saj ju lë pa fjalë

Drew LaFasto dhe Zach Ellis nga Tennessee e Shteteve të Bashkuara, mbetën të hutuar me macen e tyre Velma, e cila ngeci brenda qeses së ushqimit.

Fun

24/03/2019 11:22

Kafsha të cilës i pëlqejnë shumë ushqimet e njerëzve, kishte ngrënë çfarë kishte mbetur dhe pastaj nuk dinte të dilte, transmeton Telegrafi.

“Sikur t’i vinte turp, që nuk po gjen mënyrë për të dalë jashtë dhe u largua nga dhoma që mos ta shohim” ka shkruar LaFasto.

Meqenëse macet janë kafshë mjaft inteligjente, nuk mendohet se nuk ka ditur të dilte, por se ishte vetëm një lojë që e bënte me pronarët e saj.