Macheda: Ferguson ishte kundër huazimit tim në Seria A, nuk e dëgjova

Ish sulmuesi i Manchester Unitedit, Federico Macheda ka zbuluar se trajneri Sir Alex Ferguson e kishte këshilluar të mos huazohet në Seria A.

Sport

06/04/2021 14:28

29-vjeçari cilësohej si një ndër lojtarët me të ardhme të ndritshme që kur bëri debutimin në vitin 2009, duke shënuar gol ndaj rivalit të urryer, Liverpool, transmeton lajmi.net.

Macheda zbuloi se Ferguson e kishte këshilluar të qëndronte në Angli, por ai nuk e kishte dëgjuar.

“Erdha për gjashtë muaj te United dhe Ferguson me tha të mos shkojë në Itali. Me këshilloi të shkojë në Angli, që të mundet të më shikojë”.

“Nuk e dëgjova dhe thashë: ‘Jam duke shkuar në huazim, të dëshmojë vetën dhe të rikthehem këtu’. Zgjodha të shkojë në shtëpi, në shtetin tim dhe nënshkrova me Sampdorian. Refuzova destinacionet tjera”.

“Pastaj Pazzini u shit dhe të gjitha pritjet ishin te unë. Një fëmijë që erdhi nga United, por çfarë dija unë për përgjegjësinë”.

“Asnjëherë nuk kam parë një 19-vjeçar të shpëtojë një klub. Zgjedhja ime ishte gabim, Sir Alex kishte të drejtë”, deklaroi ai.

Macheda asnjëherë më nuk ia doli të plotësojë pritshmerinë, derisa tani luan në Superligën greke te Panathinaikos./Lajmi.net/