Macet dhe qentë mund të shohin gjëra që syri i njeriut nuk mund i vëren aspak

Studimet kanë treguar se kafshët si macet dhe qentë mund të shohin dritën ultra-vjollcë, që do të thotë se sytë e tyre mund të kapin gjëra që njerëzit nuk mund t'i shohin.

Fun

27/02/2019 15:28

Kjo ka bërë që shumë të spekulojnë se këto kafshë mund të shohin një gamë të gjerë frekuencash që nuk janë të dukshme për syrin e njeriut, transmeton lajmi.net.

Nëse besoni në fantazma, këto zbulime madje mund të çojnë në pyetjen nëse kafsha juaj shtëpiake mund të shikojë shpirtrat që janë në një plan tjetër të ekzistencës.

Ronald Douglas, një profesor i biologjisë në Universitetin e Qytetit të Londrës dhe Glenn Jeffrey, një profesor i neuroshkencës në Kolegjin Universitar të Londrës, zhvilloi një studim mbi rrezet ultravjollcë në sytë e maceve dhe publikuan  gjetjet e tyre në ‘Proceedings of the Royal Society B’.

Megjithatë, ky studim ishte i pari që tregonte se kjo aftësi ekziston në mace, qen, iriq dhe disa brejtës të tjerë. /Lajmi.net/

YouTube player