Maas fuqishëm kundër ndryshimit të kufijve: E rrezikshme, askush në BE s’e paramendon këtë

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka folur në një konferencë për media në Prishtinë bashkë me  presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Lajme

22/04/2021 16:41

Maas në Prishtinë është pyetur nga gazetarët për dokumentin slloven që ka qarkulluar së fundmi në lidhje me ndryshimin e kufijve në Ballkan, shkruan lajmi.net.

Maas ka thënë se nuk e di nëse ka përpjekje të tilla, mirëpo që qëndrimi i Gjermanisë sipas tij është i qartë kundër kësaj ideje.

“Unë nuk e di nëse ka përpjekje të tilla, por nëse është folur për një non-paper, atëherë duhet të mbetet non-paper. Konstatime të tilla për ndryshim kufijsh qeveria gjermane i kundërshton në mënyrë të theksuar. Brenda BE-së askush nuk mund ta  paramendonte se një gjë e tillë mund të ndodhte”, ka thënë ai.

Sipas Maas, çështjet politike nuk mund të zgjedhen me vija të hartave, pasi që një gjë e tillë sipas tij është shumë e rrezikshme.

“Më leni të nënvizojë që çështjet që kanë ardhur që kontekstet politike mund të zgjidhen me vija të hartave dhe i konsiderojmë tejet të rrezikshme. Ne e konsiderojmë të rrezikshëm edhe diskutimin për këtë. Shpëjt do të futet në sirtar dhe të jetë pjesë e së kaluares”, tha ai. /Lajmi.net/