LVV parti e parë në 24 komuna, PDK fiton në dy, AAK në një, LDK-së nuk i mbetet asnjë

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë parti e parë në shumicën dërrmuese të komunave me shumicë shqiptare në Kosovë, sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. LVV nuk ka kryesuar vetëm në Skenderaj dhe Drenas, ku prin PDK-ja, si dhe në Deçan, ku e para është renditur AAK, raporton lajmi.net Në të gjitha komunat e tjera…

Lajme

28/12/2025 22:08

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë parti e parë në shumicën dërrmuese të komunave me shumicë shqiptare në Kosovë, sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

LVV nuk ka kryesuar vetëm në Skenderaj dhe Drenas, ku prin PDK-ja, si dhe në Deçan, ku e para është renditur AAK, raporton lajmi.net

Në të gjitha komunat e tjera shqiptare, LVV ka fituar epërsinë ndaj partive rivale, ndërsa LDK nuk ka arritur të dalë e para në asnjë komunë.

Vetëvendosje ka kryesuar në komunat kryesore si Prishtina, Prizreni, Peja, Ferizaj, Gjilani, Gjakova, Mitrovica, Podujeva, Vushtrria, Fushë Kosova dhe shumë të tjera.

Ndërkohë, Lista Serbe ka dalë e para në të gjitha komunat me shumicë serbe, ndërsa në Mamushë kryeson KDTP.

Këto rezultate tregojnë një mbështetje të gjerë për LVV-në në nivel vendi, teksa pritet certifikimi zyrtar nga KQZ pas përfundimit të procedurave ligjore./Lajmi.net/