LVV në Podujevë i reagon Dakës: Veturat zyrtare në zgjedhje nuk kanë asnjë shenjë të KQZ-së

Vetëvendosje në Podujevë ka reaguar për shfrytëzimin e veturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në zgjedhjet që po mbahen në këtë komunë.

Lajme

29/11/2020 14:10

Nga LVV i kanë reaguar sqarimit të kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, e cila ka thënë se veturat shfrytëzohen nga KQZ dhe se ato kanë llogon e këtij institucioni. Për çka Vetëvendosje dega në Podujevë thotë se kjo nuk është e vërtetë meqë siç theksojnë ata asnjë nga veturat nuk kanë asnjë shenjë të KQZ.

e prania e veturave qeveritare pa shenja të KQZ-së nga VV thonë se paraqet tendencë për manipulim të procesit zgjedhor.

“Në lidhje me reagimin e Kryetares së KQZ-së, znj. Valdete Daka. Si Lëvizje VETËVENDOSJE! kemi reaguar për keqpërdorimet me veturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Ndërkohë, znj. Daka tha se ato janë marrë në shfrytëzim nga KQZ dhe se në to është logoja e KQZ-së. Kjo është tërësisht e pavërtetë. Asnjë nga këto vetura të cilat i kemi ilustruar edhe me fotografi nuk bartin asnjë shenjë apo identifikim të KQZ-së dhe si të tilla paraqesin keqpërdorim me veturat zyrtare dhe presion mbi votuesit. Kësisoj, prania e veturave qeveritare pa asnjë shenjë identifikimi të KQZ-së është tendencë për manipulim të procesit zgjedhor”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes në Podujevë.

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

Në lidhje me reagimin e Kryetarës së KQZ-së, znj. Valdete Daka

Si Lëvizje VETËVENDOSJE! kemi reaguar për keqpërdorimet me veturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Ndërkohë, znj. Daka tha se ato janë marrë në shfrytëzim nga KQZ dhe se në to është logoja e KQZ-së. Kjo është tërësisht e pavërtetë.

Asnjë nga këto vetura të cilat i kemi ilustruar edhe me fotografi nuk bartin asnjë shenjë apo identifikim të KQZ-së dhe si të tilla paraqesin keqpërdorim me veturat zyrtare dhe presion mbi votuesit. Kësisoj, prania e veturave qeveritare pa asnjë shenjë identifikimi të KQZ-së është tendencë për manipulim të procezit zgjedhor. Pra, për aq kohë sa këto vetura janë me logo të MPB-së, për Lëvizjen VETËVENDOSJE! konsiderohen presion mbi votuesit. Kjo është tërësisht e papranueshme. /Lajmi.net/