Lushtaku “shpërthen” ndaj Kurtit rreth ndarjes buxhetore, e quan “Kurtoviq”

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka qenë i ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, teksa e ka kritikuar atë përmes një lidhjeje telefonike në “Pressing” të T7. Aty po diskutohet për investimet kapitale të ndara nëpër komuna, ku opozita thotë se “Qeveria ka diskriminuar komunat ku nuk qeverisë Lëvizja Vetëvendosje”. Nënkryetari i Skenderajt, Sami…

Lajme

12/12/2023 21:23

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka qenë i ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, teksa e ka kritikuar atë përmes një lidhjeje telefonike në “Pressing” të T7.

Aty po diskutohet për investimet kapitale të ndara nëpër komuna, ku opozita thotë se “Qeveria ka diskriminuar komunat ku nuk qeverisë Lëvizja Vetëvendosje”.

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka qenë i ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, teksa e ka kritikuar atë përmes një lidhjeje telefonike në “Pressing” të T7.

Për këtë Lushtaku mbiemrin e kryeministrit Kurti e shqiptoi “Kurtoviq”.

“Të jem i sinqertë edhe e kam pritur një gjë të tillë nga një kryeministër që është ky Kurtoviqi. Nuk e kam besuar ndoshta më herët, por të diskriminohet kështu një komunë nuk e kisha pritur asnjëherë”.

“E kam thënë edhe më herët, por më duket bash i kisha thënë Miladin Popoviq këtij. Diskriminohet komuna, jo vetëm Skenderaji po çdo komunë që është diskriminuar është gabim”, ka thënë Lushtaku.