Lushtaku: Serbia duhet të jap llogari për krimet mizore të kryera në Rezallë dhe gjithandej Kosovës

Ish-kryetari i Skenderajtë, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën në Rezallë.

Lajme

05/04/2020 11:25

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka thënë se që prej ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë me 24 Mars 1999, regjimi i Millosheviqit po përshkallëzonte krimet e tij në Kosovë. Një ndër këto krime është edhe masakra në fshatin Rezallë, ku janë vrarë e masakruar 98 civilë

Postimi i plotë:

Qe prej ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë me 24 Mars 1999, regjimi i Millosheviqit po përshkallëzonte krimet e tij në Kosovë. Një ndër këto krime është edhe masakra në fshatin Rezallë, ku janë vrarë e masakruar 98 civilë. Të gjithë ishin të pafajshëm. Krimi ishte kryer për motive të pastërta etnike dhe është krim kundër njerëzimit.

Edhe pas 21 vitesh, ende një pjesë e të vrarë rezultojnë të zhdukur. Serbia duhet të jap llogari për këto krime mizore të kryera në Rezallë dhe gjithandej Kosovës. Është obligim ndaj familjarëve e ndaj shoqërisë, për të kaluarën dhe të ardhmen tonë, që drejtësia të vihet në vend dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar.

Lavdi përjetë martirëve të Rezallës. SL /Lajmi.net/