Lushtaku: Krejt kjo është politikë, Kurti viktimizohet përmes sulmeve të tilla

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, pas intervistimit në Stacionin Policor në Skenderaj, ka thënë se “krejt kjo është politikë” e se “përmes sulmeve të tilla, Albin Kurti don të viktimizohet”. “Krejt kjo që ka ndodhë është politikë. Albin Kurti don që përmes sulmeve të tilla të viktimizohet”, ka thënë Lushtaku. Ai u intervistua lidhur me…

Lajme

15/05/2026 19:46

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, pas intervistimit në Stacionin Policor në Skenderaj, ka thënë se “krejt kjo është politikë” e se “përmes sulmeve të tilla, Albin Kurti don të viktimizohet”.

“Krejt kjo që ka ndodhë është politikë. Albin Kurti don që përmes sulmeve të tilla të viktimizohet”, ka thënë Lushtaku.

Ai u intervistua lidhur me lidhur me sulmin ndaj zëvendësministrit të Financave Hysni Mehani, njëherësh kryetar i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, si dhe aktivistit të kësaj partie, Bahri Zabeli.