Lushtaku: Baca Haxhi qëndroi i fortë përballë sfidave që përjetoi familja e tij gjatë periudhave më të vështira për lirinë e Kosovës
Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e babait të ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçit. Lushtaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Haxhi Thaçi qëndroi gjithmonë i fortë përballë sfidave dhe sakrificave që përjetoi familja e tij gjatë periudhave më të vështira për lirinë e Kosovës. “Ai ishte një…

Lajme
Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e babait të ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçit.
Lushtaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Haxhi Thaçi qëndroi gjithmonë i fortë përballë sfidave dhe sakrificave që përjetoi familja e tij gjatë periudhave më të vështira për lirinë e Kosovës.
“Ai ishte një prind i përkushtuar, i cili jo vetëm që rriti një lider dhe luftëtar të lirisë, por edhe qëndroi i pathyer përballë përndjekjeve dhe sakrificave që familja Thaçi përjetoi gjatë periudhave të ndryshme të kohës. Pavarësisht sfidave dhe mallit të pashuar për birin e tij, Presidentin Hashim Thaçi, Baca Haxhi mbeti gjithmonë krenar për kontributin e djalit të tij dhe për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: