Lushaku-Sadriu: Ligji më i rëndësishëm financiar i shtetit nuk trajtohet si formalitet dhe nuk lexohet me orë të numëruara

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se në seancën e sotme të Kosovës, LDK duke i votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare ka dëshmuar përgjegjësinë e saj shtetformuese. Ajo ka thënë se integrimi evropian nuk është vetëm synim politik, por orientim strategjik dhe detyrim ndaj së ardhmës sonë, shkruan lajmi.net. Lushaku-Sadriu ka…

Lajme

13/02/2026 18:54

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se në seancën e sotme të Kosovës, LDK duke i votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare ka dëshmuar përgjegjësinë e saj shtetformuese.

Ajo ka thënë se integrimi evropian nuk është vetëm synim politik, por orientim strategjik dhe detyrim ndaj së ardhmës sonë, shkruan lajmi.net.

Lushaku-Sadriu ka arsyetuar mosvotimin e tyre të buxhetit, si përgjegjësi për mbrojtjen e standardeve demokratike.

“Prandaj, nuk mund të pajtoheshim që të shqyrtohej me nxitim Buxheti i Kosovës për vitin 2026, i proceduar në minutat e fundit dhe pa asnjë urgjencë reale. Ligji më i rëndësishëm financiar i shtetit nuk trajtohet si formalitet dhe as nuk lexohet me orë të numëruara. Kosova ka nevojë për vendime serioze, jo për improvizime. Mbështesim çdo proces që i shërben qytetarëve dhe integrimit evropian, por refuzojmë praktikat që e dëmtojnë transparencën, llogaridhënien dhe cilësinë e qeverisjes”, ka shkruar Lushaku-Sadriu. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: