Lumir Abdixhiku reagon për krizën energjetike: Kosova meriton dritë, jo errësirën e aferave të tyre

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër lidhur me situatën energjetike në vend, duke e cilësuar atë si “skandal të madh” dhe shqetësimin kryesor që politika duhet të trajtojë sot. Në një postim në rrjete sociale, Abdixhiku ka kritikuar fokusin në fyerje e polemika, duke theksuar se ato nuk i sjellin…

Lajme

06/12/2025 17:19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër lidhur me situatën energjetike në vend, duke e cilësuar atë si “skandal të madh” dhe shqetësimin kryesor që politika duhet të trajtojë sot.

Në një postim në rrjete sociale, Abdixhiku ka kritikuar fokusin në fyerje e polemika, duke theksuar se ato nuk i sjellin asgjë vendit, raporton lajmi.net

“Skandali i madh energjetik në vend duhet të jetë shqetësimi i sotëm politik, jo fyerjet që nuk sjellin asgjë,” ka shkruar ai.

Ai tha se LDK-ja po e ngrit këtë çështje me guxim dhe po mbron interesin publik, në një kohë kur – sipas tij – qytetarët janë përballur me pasiguri energjetike dhe mungesë transparence.

“LDK po e ngrit këtë çështje me guxim, po e mbron interesin publik. Sepse Kosova meriton dritë, jo errësirën e aferave të tyre,” ka theksuar Abdixhiku./Lajmi.net/