Lumi B bën tatuazh për gruan e tij (FOTO)

Tashmë e kemi parë se marrëdhënia e reperit Lumi B me bashkëshortën e tij është e mrekullueshme, njofton Klan Kosova.

ShowBiz

14/09/2016 22:06

Ata vazhdimisht i shprehin dashurinë njëri tjetrit.

Por ndryshe nga herë të tjera, kësaj radhe, Lumi B dashurinë e tij për Mirandën e dëshmoi edhe përmes një tatuazhi të ri që e ka bërë prapa shpinës.

Përmes Instagramit, bashkëshortja e Lumit, ka postuar një fotografi ku shihet tatuazhi i tij – Shkronja e madhe M.

Çifti kanë kohë që janë së bashku dhe ata kanë edhe një djalë të quajtur Blini.