Luksi i tepërt – Kuvendi Komunal i Gjilanit hap tender në vlerë prej 25 mijë euro për veturën e kryetarit Alban Hyseni
Kuvendi Komunal i Gjilanit ka hapur procedurë prokurimi për furnizimin me një automjet për Kryetarin e Komunës, me vlerë të parashikuar prej 25 mijë eurosh. Sipas njoftimit për kontratë, bëhet fjalë për një automjet, ndërsa procedura është e hapur dhe zhvillohet sipas Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës. Afati për dorëzimin e ofertave…
Lajme
Kuvendi Komunal i Gjilanit ka hapur procedurë prokurimi për furnizimin me një automjet për Kryetarin e Komunës, me vlerë të parashikuar prej 25 mijë eurosh.
Sipas njoftimit për kontratë, bëhet fjalë për një automjet, ndërsa procedura është e hapur dhe zhvillohet sipas Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës.
Afati për dorëzimin e ofertave është caktuar më 7 shtator 2026, në ora 14:00.
Njoftimi është publikuar më 17 gusht 2026, ndërsa data e dërgimit të njoftimit është 14 gusht 2026.
Vlera e parashikuar e kontratës është 25,000 euro, që nënkupton se Komuna e Gjilanit ka paraparë deri në këtë shumë për blerjen e veturës për kryetarin e Komunës. /Lajmi.net/
