Lukaku trondit Evertonin (FOTO)

Romelu Lukaku ka befasuar drejtuesit e Evertonit, duke refuzuar nënshkrimin e kontratës së re.

Sport

14/03/2017 19:25

Edhe pse kjo dukej punë e kryer, kur pritej që brenda 48 orëve të ardhshme sulmuesi belg të bëhej futbollisti i parë në histori te Evertonit që fiton 100 mijë funte në javë, ka ndodhur e kundërta.

23 vjeçari sipas medieve në Angli, u ka bërë të ditur drejtuesve te Evertonit se nuk dëshiron të vazhdojë kontratën, duke aluduar në një largim gjatë kësaj vere.

Ky refuzim për vazhdimin e kontratës do të bëjë që shumë skuadra të mëdha të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e tij, flitet që njëra prej tyre të jetë edhe Chelsea, e cila pak vite më parë nuk i besoi këtij sulmuesi./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6