Lukaku synon të ‘thyejë’ një statistikë negative ndaj Juventusit

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, ka shënuar 62 gola me fanellën e Nerazzurit por asnjëherë ndaj Juventusit.

Sport

15/05/2021 10:03

Lukaku është transferuar te Interi përpara fillimit të sezonit 2019/20 dhe ka shëunar 62 gola në 93 ndeshje zyrtare me klubin, transmeton lajmi.net.

Ai ka luajtur pesë herë ndaj Bianconerit dhe ka dështuar të shënojë ndonjë gol deri tani.

Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja mes Juventusit dhe Interit.

Në qoftë se Inter fiton këtë ndeshje, atëherë Juventus do të mbes përfundimisht jashtë Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/