Lukaku rikthehet te Chelsea në fund të sezonit, Interi fut në ‘radar’ Vedat Muriqin
Sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës, Romelu Lukaku pritet të rikthehet te Chelsea menjëherë pas përfundimit të sezonit 2022/23. Ekipi nga Serie A, Inter është duke planifikuar një opsion në sulm dhe sipas mediave të huaja, Vedat Muriqi, lojtari kosovar është në radarin e tyre, shkruan Lajmi.net Muriqi po kalon sezon fantastik te ekipi i Mallroca-s…

Sport
Sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës, Romelu Lukaku pritet të rikthehet te Chelsea menjëherë pas përfundimit të sezonit 2022/23.
Ekipi nga Serie A, Inter është duke planifikuar një opsion në sulm dhe sipas mediave të huaja, Vedat Muriqi, lojtari kosovar është në radarin e tyre, shkruan Lajmi.net
Muriqi po kalon sezon fantastik te ekipi i Mallroca-s në La Liga, ku ka shënuar 10 gola, dhe mund të rikthehet sërish në Serie A, por kësaj radhe te Interi dhe jo te Lazio.
Në sezonin 20/21, Muriqi luajti te ekipi italian, por dështoi të jepte më të mirën e tij – ku në 34 paraqitje në të gjitha garat, ai shënoi 2 gola dhe bëri vetëm një asist.
Por, duke parë paraqitjet e tija me ekipin spanjoll, shumë skuadra të mëdha, përfshi edhe disa klube nga Premier League menjëherë kanë shprehur interesim për futbollistin ‘Dardan’./Lajmi.net/
? El Inter de Milán está interesado en el fichaje de Vedat Muriqi de cara al mercado de verano. #mercato pic.twitter.com/xnXYjTWCS3
— Fútbol Total (@FutbolTotalCF) March 14, 2023