Lukaku pritet të grumbullohet për ndeshjen ndaj Viktoria Plzen

Inter po merr lajme pozitive nga Romelu Lukaku. Sulmuesi belg, Romelu Lukaku vazhdon të mos ketë mundësi kontributi te skuadra e Inter. Lojtari ka pësuar një lëndim që po e mban jashtë fushave tash e një kohë, por rikuperimi i tij është afër. Sipas raportimeve nga Italia, Romelu Lukaku është stërvitur me pjesën tjetër të…

Sport

23/10/2022 18:52

Inter po merr lajme pozitive nga Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku vazhdon të mos ketë mundësi kontributi te skuadra e Inter.

Lojtari ka pësuar një lëndim që po e mban jashtë fushave tash e një kohë, por rikuperimi i tij është afër.

Sipas raportimeve nga Italia, Romelu Lukaku është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe pritet të marrë ftesë për ndeshjen e Champions League, përcjell lajmi.net.

Inter luan ndeshjen e radhës në CL përballë Viktoria Plzen, dhe me një fitore eventuale siguron kualifikimin në fazën tjetër.

Lukaku, edhe nëse ftohet, ka pak gjasa që të rrezikohet me minuta. Megjithatë, grumbullimi do të ishte lajm i mirë për të.

Mbetet të shihet se çfarë plane do të ketë Simone Inzaghi për yllin belg. /Lajmi.net/