Lukaku pas largimit të Contes: Më bërë më të fortë dhe fituam së bashku, nuk do ju harrojë asnjëherë

Interi ka njoftuar gjatë ditës së sotme për largimin e trajnerit Antonio Conte nga klubi.

Sport

26/05/2021 22:01

Pas këtij largimi ka reaguar edhe lojtari i Interit, Romelu Lukaku, duke e falënderuar trajnerin, raporton lajmi.net.

“Faleminderit Antonio. Ju më keni ndryshuar si lojtar dhe më keni bërë më të fortë, ne fituam bashkë falë kësaj”, ka thënë Lukaku.

Tutje Lukaku është shprehur shumë krenar që ka pasur një trajner sikurse tekniku italian.

“Fitorja ka qenë gjithmonë ajo çfarë ju keni dashur. Do t’i marrë këshillat e juaja gjatë gjithë karrierës sime. Ju kam borxh shumë”, përfundoi Lukaku.

Në dy sezone me Interin, italiani ka arritur që të fitojë 2 trofe, atë të Ligës së Evropës dhe Scudetton./Lajmi.net/