Lukaku opsion për sulmin e Real Madridit

Nëse dështon transferimi i Kylian Mbappe dhe Erling Haaland për Real Madridi, ata do shkojnë pas Romelu Lukaku.

Sport

28/03/2022 14:34

Lukaku nuk duhet i kënaqur aspak te Chelsea, prandaj e ardhmja e tij mund të jetë larg ‘Stamford Bridge’.

Sipas ‘Fotball.london’, Real Madridi e shohin Lukakun si opsion në sulm, nëse dështojnë të transferojnë Mbappe dhe Haaland në ‘Bernabeu’.

Të interesuar për sulmuesin belg janë Paris Saint Germain, Inter, Bayern Munich, Barcelonë dhe së fundmi Real Madridi, transmeton lajmi.net.

28 vjeçari këtë sezon me Chelsea, ka vetëm 19 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola./Lajmi.net/