Lukaku niset për në Londër, transferimi zyrtarizohet brenda javës

Sulmuesi Romelu Lukaku është shumë pranë rikthimit te Chelsea.

Sport

09/08/2021 19:36

Gjiganti anglez do paguajë plotë 115 milionë euro për transferimin e belgut nga Inter, transmeton lajmi.net.

Lukaku tashmë ka kryer pjesën e parë të testeve mjekësore te Inter, derisa tani është nisur për në Londër me aeroplan privat.

Këtë e konfirmoi edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

“Pasi përfundoi pjesën e parë të testeve në Milano, Romelu Lukaku është duke udhëtuar në aeroplan privat për në Londër që të kompletojë kalimin te Chelsea.

Zyrtarizimi dhe prezantimi brenda javës. Lukaku i bashkohet Chelsea për 115 milionë euro”, shkroi ai.

Ndërkohë, Chelsea nuk do ndalet më kaq, ngase e do edhe Jules Kounde të Sevillas./Lajmi.net/