Lukaku iu kthehet fushave, po punon fort për t’u kthyer në dispozicion të Inzaghit

Romelu Lukaku është në rrugë të mirë për t’u kthyer nga lëndimi. Sulmuesi belg, Romelu Lukaku pritet të bëjë hap të madh drejt rikuperimit, në kohën kur skuadrat janë në pauzë, për shkak të kombëtareve. Lukaku ka filluar të stërvitet në fushën stërvitore përsëri, bëjnë të ditur mediat italiane, përcjell lajmi.net. Gjiganti i Inter po…

Sport

20/09/2022 14:22

Romelu Lukaku është në rrugë të mirë për t’u kthyer nga lëndimi.

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku pritet të bëjë hap të madh drejt rikuperimit, në kohën kur skuadrat janë në pauzë, për shkak të kombëtareve.

Lukaku ka filluar të stërvitet në fushën stërvitore përsëri, bëjnë të ditur mediat italiane, përcjell lajmi.net.

Gjiganti i Inter po punon fuqishëm për t’u kthyer në aksion me skuadrën e tij.

29-vjeçari e nisi mirë sezonin nën urdhrat e Simone Inzaghi. Lukaku dëshiron të jetë gati për ndeshjen ndaj Romës.

Mbetet të shihet nëse ylli belg do t’ia dalë të rikuperohet në kohë për ndeshjen ndaj Roma. /Lajmi.net/