Lukaku: I thashë Inzaghit dua të largohem vetëm për shkak të Chelseas
Romelu Lukaku pak javë më parë u transferua te Chelsea.

Sport
Chelsea pagoi rreth 115 milionë euro për blerjen e tij nga Interi, transmeton lajmi.net.
Lukaku ka zbuluar arysen pse u largua nga Inter gjatë një interviste për HLN.
“Kur Chelsea bëri ofertën e tyre të tretë e dija se ishte serioze dhe nuk isha më me kokën time në Milano. Chelsea ofroi 110 milionë euro plus Zappacostan, por Interi tha jo. Kështu që i thashë Simone Inzaghit: Interi më nxori nga ai vend, por unë dua të largohem vetëm për shkak të Chelseas ”
Sulmuesi e gjeti formën më të mirë te Interi pasi te Man Utd nuk i besonin, ai dëshmoi kualitetet e tij në Itali dhe vetëm pas dy vitesh u rikthye sërish në Angli por kësaj radhe te Chelsea. /Lajmi.net/
Romelu Lukaku to HLN: “When Chelsea made their third offer I knew it was serious and I was no longer with my head in Milan. Chelsea offered €110m plus Zappacosta, but Inter said no. So I told Inzaghi: Inter pulled me out of shit but I wanna leave only because of Chelsea” ? #CFC pic.twitter.com/aGBD7NzTvj
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 4, 2021