Lukaku i gatshëm të rikthehet, Brozovic akoma jashtë

Romelu Lukaku mund të regjistrojë qysh sonte rikthimin e tij nga lëndimi. Sulmuesi belg i Inter, Romelu Lukaku është jashtë fushave të blerta tash e një kohë, si pasojë e lëndimit. Ylli ‘Zikaltër’ mund të regjistrojë rikuperimin e tij në ndeshjen e sontme kundër Viktoria Plzen, përcjell lajmi.net. Ndryshe nga Lukaku, Marcelo Brozovic do të…

Sport

26/10/2022 10:25

Romelu Lukaku mund të regjistrojë qysh sonte rikthimin e tij nga lëndimi.

Sulmuesi belg i Inter, Romelu Lukaku është jashtë fushave të blerta tash e një kohë, si pasojë e lëndimit.

Ylli ‘Zikaltër’ mund të regjistrojë rikuperimin e tij në ndeshjen e sontme kundër Viktoria Plzen, përcjell lajmi.net.

Ndryshe nga Lukaku, Marcelo Brozovic do të jetë jashtë fushave edhe për një kohë më të gjatë.

Ndeshja e Inter ndaj Viktoria Plzen mund t’i sigurojë italianëve kalimin në 1/16 e Champions League.

Gëzimi i rikthimit të Romelu Lukaku mund të dyfishohet me një kualifikim në fazën tjetër. /Lajmi.net/