Lukaku gjatë javës kompleton transferimin te Chelsea

Romelu Lukaku karrierën do ta vazhdojë te Chelsea.

Sport

09/08/2021 14:24

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Lukaku gjatë kësaj jave do të kompletoj transferimin e tij te Chelsea, transmeton lajmi.net.

Chelsea do të shpenzojë rreth 115 milionë euro për blerjen e sulmuesit.

Klubi anglez është duke përfunduar detajet e fundit të marrëveshjes me “Nerazzurët”.

Belgu do të kryej testet mjekësorë më pas do të zyrtarizohet futbollisti i ri i “The Blues”.

28-vjeçari, po largohet nga gjiganti italian pas dy sezoneve shumë të suksesshme ku në fund edhe fitoi titullin e kampionit. /Lajmi.net/