Lukaku bombardon portën, Belgjika në epërsi të dyfishtë ndaj Francës (VIDEO)

Belgjika ka realizuar dy gola të shpejtë brenda katër minutave në sfidën ndaj Francës, shkruan lajmi.net.

Sport

07/10/2021 21:30

Golin e parë për belgët e realizoi Yannick Carrasco në minutën e 37-të nga një asistim i De Bruynes, gjersa katër minuta më vonë ka realizuar Romelu Lukaku, me një asist gjithashtu nga De Bruyne.

Belgjika ishte më kërkuese sesa Franca, kësisoj tani ata kanë avantazhin e dy golave para përfundimit të pjesës së parë.

/Lajmi.net