Luizi për Bledi Manen: Nuk ka ndërruar që dy ditë çorapet, ishalla del

Dje në Big Brother VIP Albania janë futur edhe banorë të rinj. Një ndër ta ishte edhe gazetari Bledi Mane, i cili ishte deklaruar publikisht kundër Luiz Ejllit, tashmë banor brenda shtëpisë së BBVA, shkruan lajmi.net. Ndërkaq, sot Luizi ka diskutuar me disa nga banorët në dhomën e gjumit, përfshirë edhe Oltën, ku ka thënë…

ShowBiz

08/02/2023 23:26

Dje në Big Brother VIP Albania janë futur edhe banorë të rinj.

Një ndër ta ishte edhe gazetari Bledi Mane, i cili ishte deklaruar publikisht kundër Luiz Ejllit, tashmë banor brenda shtëpisë së BBVA, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, sot Luizi ka diskutuar me disa nga banorët në dhomën e gjumit, përfshirë edhe Oltën, ku ka thënë se Bledi nuk ka ndërruar çorapet që nga dje kur ka hyrë në shtëpi.

“Nuk ka ndërruar që dy ditë çorapet. Ka fjetur me to. Kapuçin nuk e ka hequr as gjatë natës”, ka deklaruar Luizi.

Në anën tjetër Olta i ka thënë Luizit se Bledi ka pasur dhimbje të dhëmballës gjatë gjithë ditës.

“Ishalla del. Le të del. Unë thash që nuk ka nevojë për imunitet se do të dal vetë ky”, ka deklaruar Luizi me ironi, ndërsa ka shkuar tek krevati i Bledit ku ishte duke fjetur për të parë nëse i ka larguar çorapet. /Lajmi.net/