Luizi Ejlli “thumbon” të nxehtin afrikan: “Po si nuk na erdhi njëherë nafta arabe?”
Këngëtari i njohur shqiptar Luizi Ejlli, ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga vetura e tij, ku termometri tregon temperaturën prej 45 gradë Celsius. Përmes një postimi me nota humori dhe ironie, Luizi shkruan: “Na vjen i nxehti Afrikan, në dimër na vjen i ftohti Siberian. Po si nuk na erdhi njëherë nafta Arabe?” Me…
ShowBiz
Këngëtari i njohur shqiptar Luizi Ejlli, ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga vetura e tij, ku termometri tregon temperaturën prej 45 gradë Celsius.
Përmes një postimi me nota humori dhe ironie, Luizi shkruan:
“Na vjen i nxehti Afrikan, në dimër na vjen i ftohti Siberian. Po si nuk na erdhi njëherë nafta Arabe?”
Me këtë batutë, Luizi Ejlli ka sjellë edhe një herë dozën e tij të humorit në rrjetet sociale, duke ironizuar temperaturat e larta dhe kushtet ekstreme të motit.