Shqipëria mohon përfshirjen në sulmin me dron detar ndaj korvetës ruse

Shqipëria ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet se sulmi me dron detar ndaj një korveteje ruse është nisur nga territori shqiptar, duke i cilësuar raportimet si të pasakta dhe të pambështetura në prova të verifikueshme. Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, vendi nuk ka pasur asnjë përfshirje në këtë incident dhe territori i Shqipërisë…

Lajme

23/11/2026 09:11

Shqipëria ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet se sulmi me dron detar ndaj një korveteje ruse është nisur nga territori shqiptar, duke i cilësuar raportimet si të pasakta dhe të pambështetura në prova të verifikueshme.

Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, vendi nuk ka pasur asnjë përfshirje në këtë incident dhe territori i Shqipërisë nuk është përdorur, apo vënë në dispozicion, për nisjen ose lehtësimin e sulmit.

Në reagimin e tyre, autoritetet u kanë bërë thirrje mediave dhe palëve që kanë publikuar këto pretendime që të korrigjojnë informacionin e shpërndarë dhe të tregojnë përgjegjësi në raportimin e çështjeve të ndjeshme, veçanërisht kur ato lidhen me zhvillimet e sigurisë dhe tensionet ndërkombëtare.

Shqipëria, përmes këtij qëndrimi, distancohet nga çdo pretendim për përfshirje në incidentin në fjalë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: