Luis Diaz do t’i humb 10 ndeshjet e ardhshme
Lëndimi i pësuar ndaj Arsenal nuk ishte i lehtë për Luis Diaz. Ylli kolumbian i skuadrës së Liverpool, Luis Diaz ka pësuar një lëndim në gju në ndeshjen ndaj Arsenal dhe u obligua të linte fushën para kohe. Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, kolumbiani do të mungojë në 10 ndeshjet e ardhshme, përcjell…

Sport
Lëndimi i pësuar ndaj Arsenal nuk ishte i lehtë për Luis Diaz.
Ylli kolumbian i skuadrës së Liverpool, Luis Diaz ka pësuar një lëndim në gju në ndeshjen ndaj Arsenal dhe u obligua të linte fushën para kohe.
Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, kolumbiani do të mungojë në 10 ndeshjet e ardhshme, përcjell lajmi.net.
Lojtari pritet të jetë gati për t’u kthyer në fushën e blertë në fund të muajit dhjetor, pas Kupës së Botës. Ai ka dëmtuar ligamentet e gjurit.
Diaz ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës së Liverpool, që kur erdhi te klubi. Mungesa e tij konsiderohet si mungesë e madhe për Jurgen Klopp. /Lajmi.net/