‘Luftë’ në rrugët e Brukselit
Para ballafaqimit mes Anderlechtit dhe Paris Saint-Germain, sonte në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve, janë arrestuat 76 huliganë, ka njoftuar policia belge e cila mbrëmjen e së martës mori në mbajtje një numër të madh të tifozëve vendas dhe atyre mysafir. Një grup prej 60 tifozësh të PSG-së janë arrestuar në hyrje…
Sport
Para ballafaqimit mes Anderlechtit dhe Paris Saint-Germain, sonte në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve, janë arrestuat 76 huliganë, ka njoftuar policia belge e cila mbrëmjen e së martës mori në mbajtje një numër të madh të tifozëve vendas dhe atyre mysafir.
Një grup prej 60 tifozësh të PSG-së janë arrestuar në hyrje të Brukselit, dhe pothuajse secili prej tyre ka ndalesë për përcjelljen e ndeshjeve të futbollit nga stadiumi, dhe do të mbahen nën arrest për 24 orë, deri pas përfundimit të takimit.
Mediet franceze kanë njoftuar se disa prej të arrestuarve kishin me vete armë të ftohta. Ballafaqimi i Anderlechtit dhe PSG-së është cilësuar si ndeshje e rrezikut të lartë pasi grupet e tifozëve janë në armiqësi mes vete e cila daton nga viti i largët 1992.
Në atë periudhë, në çerekfinale të Kupës UEFA në Parc des Princes u ndeshën PSG-Anderlecht, dhe në rrahje masive u lënduan dhjetëra tifozë.