Lufta në Siri largoi meshkujt, femrat nisin të pranojnë poligaminë

Lufta siriane ka shkaktuar shumë pakënaqësi te populli, por mesa duket te femrat në veçanti. Vajzat siriane thonë se kanë mbetur vetëm pa meshkuj për shkak të luftës.

Fun

22/06/2016 17:29

Daily Mail ka takuar disa femra në Damask, të cilat i ka pyetur lidhur me jetën dashurore. Por, vajzat janë shprehur të pakënaqura, për shkak të mungesës së meshkujve në vendin e tyre.

“Baret në Damask janë bosh, meshkuj nuk ka. Kanë ikur të gjithë për shkak të luftës, ose një pjesë kanë vdekur. Sot është e vështirë të gjesh meshkuj në Damask. Për shkak të luftës ka nisur të përhapet edhe poligamia. Meshkujt mbajnë deri në 4 të dashura, por është e pamundur për ta që t’i kënaqin të gjitha”, thotë një femër beqare në Damask.

v-1 c-2