Lufta e Kosovës përmes 18 fakteve (FOTO)

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte forca politike dhe ushtarake e popullit shqiptar të Kosovës e cila ishte aktive mes viteve 1994 dhe 1999.

Lajme

24/12/2015 11:18

 

UÇK i kishte dy faza të veprimtarisë, atë të parën e cila parashihte kristalizimin e idesë së luftës së armatosur, që u karakterizua nga përpjekjet për organizim politik dhe për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare në nivelin e përgjegjësisë historike.

Dhe faza e dytë, e cila ishte faza e organizimit konkret të njësiteve të vogla guerile dhe fillimi i aksioneve të armatosura kundër policisë serbe.

Sidoqoftë, lufta dhe rezistenca e UÇK-së kishte qenë e suksesshme dhe falë qëllimit të saj ne sot jemi të pavarur.

Më poshtë, lajmi.net i sjellë për ju 18 fakte të ndryshme rreth Luftës së Kosovës kundër forcave serbe.

1) Lufta e Kosoves kishte filluar me 28 shkurt të vitit 1998 pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës

2) Lufta e Kosovës kishte përfunduar me 11 qershor të vitit 1999

3) Çlirimin e Kosovës e kishte mundësuar UÇK-ja me ndihmën e NATO-së, dhe mbështetjeve tokësore nga Ushtria Shqiptare

4) Me 23 mars të vitit 1999 në orën 23:17, Sekretari i Përgjithshëm i NATOs, Javier Solana, kishte lajmëruar se e kishte urdhëruar Komandantin Suprem Aleat të Evropës, Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane Wesley Clark, që të “nisë operacionet ajrore në Republikën Federale të Jugosllavisë”.

5) Me 24 mars në orën 20:00 NATO kishte nisur fushatën bombarduese kundër Jugosllavisë.

6) Në mbi dhjetë javët e konfliktit, avionët e NATOs fluturan mbi 38,000 misione luftimi, dhe me përjashtim të Greqisë, të gjithë anëtarët e NATOs ishin përfshirë sadopak.

7) Konferenca e Rambujesë ishte mbajtur gjatë periudhës janar-mars të vitit 1999

8) Gjatë kësaj lufte ishin dëbuar 800,000 shqiptarë, ishin vrarë 15,000 persona, dhe me mijëra tjerë ishin dhe janë të zhdukur

9) Ngjarja e 5 marsit të vitit 1998 kishte shkaktuar një irritim të thellë në kryeqytetet perëndimore. Madeleine Albright kishte thënë se “tashmë kjo krizë nuk është një çështje e brendshme RFJ”.

10) Sulmi masiv mbi shtëpinë e Jasharit kishte sjellë masakrimin e 60 shqiptarëve, shumica familjarë të Adem Jasharit, nga të cilët 18 kishin qenë gra dhe 10 fëmijë

11) Ibrahim Rugova dhe Millosheviçi ishin takuar më 15 maj të vitit 1999 në Beograd, derisa Presidenti kosovar ishte i “kidnapur” nga forcat policore serbe.

12) Një komandant tanku serb kishte thënë: “Gjatë gjithë kohës që isha në Kosovë, nuk pashë kurrë një ushtarë armik, dhe njësia ime nuk u përfshi asnjëherë në konflikt me armikun. Tanket të cilat kushtonin 2.5 milionë USD u përdorën për të masakruar fëmijët shqiptarë… më vjen turp”.

13) Me 15 janar të vitit 1999 kishte ndodhur Masakra e Reçakut ku 45 fermerë shqiptarë ishin rrethuar, ku pastaj ishin dërguar drejt një kodre dhe ishin masakruar.

14) Kjo masakër ishte ndëshkuar nga vendet perëndimore dhe nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe më vonë u bë baza e një nga akuzave për krime lufte ndaj Millosheviçit dhe zyrtarëve të tij më të lartë.

15) Me 13 qershor të vitit 1999, Millosheviçi kishte pranuar kushtet e një plani ndërkombëtar paqeje për të ndaluar luftimet, ku në kuvendin kombëtar po pranoheshin propozimet pavarësisht debateve të ashpra dhe në disa raste edhe përleshjeve me grushte.

16) Me 12 qershor, misioni i drejtuar nga NATO Kosovo Force (KFOR) kishte filluar të futej në Kosovë, ku misioni i saj i vetëm ishte paqeruajtja.

17) Trupat e para të NATOs që u futën në Prishtinë me 12 qershor të vitit 1999 ishin forcat speciale Norvegjeze FSK (Forsvarets Spesialkommando) dhe forcat speciale ajrore britanike S.A.S.

18) Sipas UNHCR, nga nëntori i vitit 1999 848,1000 nga 1,108,913 refugjatë ishin kthyer.

/lajmi.net