Luani kafshon dorën e punonjësit të kopshtit zoologjik
Ky është momenti tronditës që një luan sulmon një punëtor të kopshtit zoologjik në Senegal dhe pothuajse i kafshon dorën.
Fun
Një punonjës në kopsht zoologjik në Senegal, futi dorën nëpër hekurat e kafazit të luanit në një përpjekje për të përkëdhelur kafshën e egër, transmeton lajmi.net.
Pamjet e tmerrshme tregojnë momentin kur krahu i tij ishte gati i shqyer nga goja e luanit. Në video, burri bërtet ndërsa luani bllokon nofullat rreth dorës së tij në një kapje kërcënuese.
Vizitorët të kapur nga paniku ulërasin, disa hedhin gurë në luanin për t’i liruar dorën e punonjësit.
Përfundimisht njeriu godet kafshën në kokë me dorën e tij të majtë dhe dora e tij e djathtë lirohet nga nofulla e luanit.
Sipas raporteve lokale, burri i quajtur Abdoulaye Wade, punon në kopshtin zoologjik dhe videot e tjera e tregojnë atë duke provokuar luanin para sulmit.
Burri kaloi pengesën për t’iu afruar kafazit dhe me sa duket e rrëshqiti krahun nëpër hekura për të prekur kafshën për të bërë përshtypje turistët.
Ajo që pasoi ishte ‘një lojë e rrezikshme’, ku luani u përpoq t’i kapte krahun dhe burri u përpoq ta godiste me pëllëmbën e tij. /Lajmi.net/