Luan me të dy: Cedric tregon ngjashmëritë mes Martinelli dhe Cristiano Ronaldo

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Cedric Soares luan me Cristiano Ronaldon te Portugalia dhe me Gabriel Martinellin te skuadra e Arsenal.

Sport

04/04/2022 16:03

Cristiano Ronaldo, një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit, dhe Gabriel Martinelli një nga më premtuesit në botën e futbollit aktualisht, duket se ndajnë disa cilësi të njëjta.

Për këto ngjashmëri ka folur Cedric Soares, i cili ka pasur mundësi të ketë të dy si shokë skuadre.

“Gabi ka synim golin. Ai pëlqen të sulmojë hapësirat, njësoj sikur Cristiano Ronaldo”, ka thënë Cedric, transmeton lajmi.net.

“Atij i pëlqen të shënojë gola. Por, Gabi ka vullnet edhe të luftojë. Edhe kur nuk luan, ai punon në të njëjtën mënyrë”, shtoi mbrojtësi portugez.

Martinelli është paraqitur në 26 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon me Arsenal. 19 nga to erdhën në Premier League. /Lajmi.net/