Lovren: Jam gati të tregoj kualitetet e mia

Dejan Lovren është shprehur i gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit.

Sport

04/06/2020 18:02

Mbrojtësi kroat i Liverpool, Lovren, ka fokusin e tij në titullin e kampionit me Liverpool

Ai është shprehur i gatshëm që të tregojë aftësitë e tij në pjesën e mbetur të sezonit, përkundër zërave që e lidhin me një largim nga Liverpool.

“Jam gjithmonë gati. Nëse dikush është i lënduar dhe del nga loja, unë jam gati të tregoj kualitetet e mia. Mendoj se e kam vërtetuar sezonin e kaluar, kur Joe Gomez apo Joel Matip u lënduan”, ka thënë Lovren, transmeton lajmi.net.

“Synimi im është të luaj dhe të fitoj aq trofe sa është e mundru. Por, për momentin, fokusi është të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme që të shpallemi kampionë. Pas kësaj, shohim se çfarë ndodh”, ka shtuar kroati.

Lovren lidhet me një kalim të mundshëm në Serie A, por akoma nuk ka oferta zyrtare për të. /Lajmi.net/