‘Lotus Evija’, vetura më e fuqishme e prodhuar ndonjëherë

Kompania prodhuese e automobilave 'Lotus', është gati të lansojë një veturë speciale, e cila do të emërohet si modeli 'Evija'.

Auto & Tek

17/07/2019 18:34

Ky është prodhimi i parë i kompanisë së veturave, që prej se sipërmarrja i është shitur prodhuesit kinez të veturave ‘Geely’, transmeton lajmi.net.

‘Lotus Evija’ është hiper-vetura e parë elektrike britaneze, gjersa vlerësohet të jetë ndër seritë më të fuqishme të prodhuara ndonjëherë.

Kjo, pasi motori i veturës është i aftë të prodhojë 1,972 kuaj-fuqi. Gjithashtu, ‘Evija’ është në gjendje të arrijë 100 km/h për vetëm tre sekonda.

Sidoqoftë, vetura pritet të kushtojë përreth dy milionë euro, derisa nuk është dhënë ndonjë datë zyrtare se kur do të plasohet në botën e veturave. /Lajmi.net/