Lotito kërcënohet me vdekje

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito nuk mund të jetojë i qetë. Kreu i klubit nga kryeqyteti italian çdo ditë përballet me mbi 50 kërcënime me vdekje. Lotito nuk njihet për raport të mirë me tifozët e Lazios, dhe ata nuk ndalen së kërkuari prej tij që të largohet nga klubi. “Çdo ditë marr 50-60-70 kërcënime…

Sport

03/02/2014 19:32

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito nuk mund të jetojë i qetë. Kreu i klubit nga kryeqyteti italian çdo ditë përballet me mbi 50 kërcënime me vdekje.

Lotito nuk njihet për raport të mirë me tifozët e Lazios, dhe ata nuk ndalen së kërkuari prej tij që të largohet nga klubi.

“Çdo ditë marr 50-60-70 kërcënime me vdekje, por tifozët që nuk e respektojnë ligjin nuk më njohin, sa më tepër që bëjnë kështu, aq më këmbëngulës bëhem”, deklaroi Lotito, i cili në momentin sa ishte duke folur para gazetave i cingëroi telefoni.

“Kush është? Një tifoz i Lazios? Çka dëshiron të më thuash? Duhet të largohem nga Lazio sa më parë? Në rregull. Pse nuk më thua se si quhesh?”, telefonata ndërpritet.

“A e shihni? Kjo ndodh çdo ditë, vazhdimisht. Duhet të ndërrojmë këtë botë. Jetoj nën përcjellje, unë dhe familja ime, por nuk më bëjmë të dorëzohem. Do ta luftoj këtë betejë për t’i vetëdijesuar tifozët sa më mirë”, përfundoi ai.