Lot e shumë zemra, reagimi i të famshmëve shqiptarë për puthjen e Borës dhe Donaldit

Historia e dashurisë mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ua ka tërhequr vëmendjen edhe këngëtarëve të njohur kosovarë.

ShowBiz

23/10/2021 09:47

Në llogarinë e Donaldit në rrjetin social Instagram, është publikuar videoja nga momenti i puthjes.

Kjo video ka marr komente të shumta. Në mesin e atyre që kanë komentuar janë edhe reperët Mozzik e Getinjo, Ermal Fejzullahu dhe Elgit Doda.

“Ec aty kingu”, ka qenë komenti i Ermalit, derisa Mozziku ka vendosur tetë emoji të zemrës.

Getinjo ka vendosur një emoji me sy të përlotur dhe një zemër, e Elgiti ka komentuar “My boy”.