Loriana Kuka e mrekullueshme, fiton medaljen e bronztë

Loriana Kuka nuk është kthyer duarbosh nga Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Sport

24/06/2019 16:41

Xhudistja kosovare pasi u eliminua në garën për ta fituar medaljen e artë, ka arritur me mjaft mjeshtëri të dalë e bronztë nga këto lojëra.

Xhudistja kosovare në garën për vendin e tretë arriti fitore nga gjermanes Luise Malzahn me ippon, shkruan lajmi.net.

Kuka, e cila garon në kategorinë -78 kilogramë, i siguroi Kosovës medaljen e tretë në lojërat që po mbahen në kryeqytetin e Bjellorusisë.

Ndryshe, Majlinda Kelmendi fitoi të artën ndërsa Nora Gjakova siguroi medaljen e argjendtë pasi u mposht në finale. /Lajmi.net/