Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Lorenzo: Rossi mund të fitojë akoma gara të Moto GP

23:01 | 21 Maj 2020

Jorge Lorenzo ka akoma besim te Valentino Rossi.

Ikona e Moto GP, Rossi, po afrohet me fundin e karrierës së tij, derisa së fundmi ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me Yamaha.

Me gjasë kjo do të jetë kontrata e fundit e italianit. Megjithatë, Jorge Lorenzo, një nga rivalët e mëdhenj të Rossi, beson se ky i fundit mund të fitojë akoma gara në Moto GP.

“Është diçka unike që të jesh i aftë të arrish këtë moshë në Moto GP, 40 ose 41”, ka thënë Lorenzo, transmeton lajmi.net.

“Të vazhdosh luftën për të fituar gara është diçka e pazakonshme dhe vlerë e madhe. Askush nuk e ka bërë këtë deri më tani, vetëm Valentino”, ka shtuar spanjolli.

“Unë sinqerisht mendoj se ai ka një ndjesi më të mirë me motoçikletën e tij, sesa vitin e kaluar, dhe ai mund të përmirësohet dhe mund të fitojë përsëri gara. E besoj këtë”, ka thënë mes tjerash Lorenzo.

Lorenzo i ka lënë meritë të madhe edhe skuadrës së Yamaha, pasi e sheh si një skuadër që të lë të garosh edhe nëse nuk je në formën më të mirë. /Lajmi.net/