Lopa arratiset nga thertorja, e gjejnë në pishinë duke u lëshuar në rrëshqitëse
Lopa nga Brazili po jeton jetë filmash...
Fun
Ikja e një lope nga një thertore në Brazil po fiton zemrat anembanë globit pasi një video e lopës duke shijuar një rrëshqitëse uji në një park ujor aty pranë u bë virale në mediat sociale, shkruan lajmi.net.
Lopa 320 kilogramshe u mbajt në thertoren në Nova Granada, që ndodhet rreth 800 kilometra në perëndim të Rio de Zhaneiros.
Pasi lopa bëri arratisjen e guximshme, ajo mori rrugën për në lagjen afër, Indaia Club de Campo, ku kafsha përfundoi duke u ngjitur në majë të një rrëshqitëse uji në pishinë.
Çuditërisht, rrëshqitja supozohet të mbajë vetëm 200 kilogram, dhe arriti të mbajë peshën e madhe të kafshës.
Parku ujor nuk po lejonte shumë vizitorë në atë kohë, por lopa u pa duke rrëshqitur pa asnjë hezitim.
Videoja që atëherë është bërë virale, me shumë veta që e kanë quajtur lopën “Tobogã”, që do të thotë “rrëshqitëse” në portugalisht.
Gjithashtu, lopa tani nuk do të dërgohet më në thertore, pasi ajo është adoptuar si kafshë shtëpiake nga një fermer, sipas raporteve. /Lajmi.net/