​I dyshuari tenton t’i ikën policisë në Bërnjak, godet me veturë një zyrtar të forcave të rendit

Një zyrtar policor është goditur me veturë gjatë kontrollit të një automjeti në pikën kufitare në Bërnjak të Zubin Potokut. Forca te rendit njoftuan, të enjten, se i dyshuari, shtetas kosovar, ishte ndaluar të martën rreth orës 16:30, derisa drejtonte një automjet me targa vendore. Gjatë kontrollit të dokumenteve, ai dyshohet se e ka nisur…

Lajme

10/09/2026 09:35

Një zyrtar policor është goditur me veturë gjatë kontrollit të një automjeti në pikën kufitare në Bërnjak të Zubin Potokut.

Forca te rendit njoftuan, të enjten, se i dyshuari, shtetas kosovar, ishte ndaluar të martën rreth orës 16:30, derisa drejtonte një automjet me targa vendore.

Gjatë kontrollit të dokumenteve, ai dyshohet se e ka nisur veturën për t’u larguar nga vendi, duke e goditur zyrtarin policor.

Këtij të fundit, që ka pësuar lëndime, i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa policia njofton me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet.