Lookscreen i ri nga Microsoft

Kompania Microsoft ka bërë shumë lançime të ndryshme këto ditë, duke nxjerrë aplikacione të ndryshme për sistemin operativ Android. Tashmë, kompania ka prezantuar një “Lockscreen” të ri për pajisjet e saj inteligjente.

Auto & Tek

24/10/2014 14:32

Paraqitja e njoftimeve në këtë “Lockscreen” është e ngjashme me atë të sistemit operativ Android Lollipop. Ju mund t’i shikoni ato direkt ose të rrëshqisni gishtërinjtë majtas ose djathtas për ta fshirë si njoftim.

Krahas kësaj ju jep informacione të mjaftueshme për aplikacione të ndryshme që ju keni në telefonin tuaj, pa nevojën për ta hapur atë nëpërmjet një fjalëkalimi ose shenjash gishtërinjsh.

Në këtë “Lockscreen” gjithashtu do të shfaqet axhenda juaj ditore, e marrë direkt nga aplikacioni i kalendarit. Në qoftë se ju keni vendosur një event të rëndësishëm në kalendar, telefoni do t’ju rikujtojë shpesh herë.

Një veçori tjetër është që ju mund të kryeni edhe telefonata direkt vetëm nëpërmjet një prekjeje me gisht, ndryshe nga lockreen-ët e tjerë ku duhet që të shkoni tek kontaktet në mënyrë manual. Instalimi mund të gjendet në dyqanet online për telefonat inteligjent. 

/pcworld.al