Lojtari i Real Madridit pritet të debutojë pas 943 ditëve prej nënshkrimit me madrilenët

Është lojtar i harruar të Real Madridi dhe ka thyer rekordin për pritjen me të gjatë për të bërë debutimin me ekipin e parë.

Sport

18/01/2021 16:28

Portieri Andriy Lunin pritet të debutojë me “Los Blancos” këtë javë në Kupën e Mbretit kundër Alcoyanos, që nënkupton që do bëhen plotë 943 ditë pritje, transmeton lajmi.net.

21-vjeçari ende s’ka bërë paraqitje me ekipin e parë pas 30 muajve, ku punoi me tre trajnerë të ndryshëm, Julen Lopetegui, Santiago Solari dhe tani me Zinedine Zidanen.

Lunin iu bashkua Realit në verën e vitit 2018 për 8.5 milionë euro derisa kaloi disa huazime të pasuksesshme te Real Valladolid dhe Leganes, por edicionin e kaluar bëri 20 paraqitje për Real Oveido.

Tani, ai është duke garuar me Diego Altube për të fituar vendin e dytë në skuadër pas Thibaut Courtois./Lajmi.net/