Lojtari i Arsenalit, Pablo Mari theret me thikë në një qendër tregtare
Lojtari i Arsenalit i huazuar te Monza, Pablo Mari ka qenë cak i një sulmi në Milano. Lajmin e ka njoftuar gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano. Gjithnjë sipas tij, Pablo Marì u godit me thikë nga një i çmendur në një qendër tregtare afër Milanos, transmeton lajmi.net. Ai është në mesin e gjashtë personave…

Sport
Lojtari i Arsenalit i huazuar te Monza, Pablo Mari ka qenë cak i një sulmi në Milano.
Lajmin e ka njoftuar gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano.
Gjithnjë sipas tij, Pablo Marì u godit me thikë nga një i çmendur në një qendër tregtare afër Milanos, transmeton lajmi.net.
Ai është në mesin e gjashtë personave të goditur me thikë – dhe tani është në spital.
Mbetet të shihet nëse lojtari ka pësuar lëndim të rëndë nga kjo ndodhi./Lajmi.net/