Lojtari grek thyen rekordin e Lamine Yamal

Lojtari grek Konstantinos Kaertsas, ylli i klubit belg Genk, është bërë lojtari më i ri që ka shënuar gol në historinë e UEFA Nations League. Ai e arriti këtë pasi shënoi për kombëtaren greke kundër Skocisë, duke kontribuar në ngjitjen e Greqisë në nivelin e parë të kompeticionit për sezonin e ardhshëm. Kështu ai ka…

Sport

25/03/2025 12:06

Lojtari grek Konstantinos Kaertsas, ylli i klubit belg Genk, është bërë lojtari më i ri që ka shënuar gol në historinë e UEFA Nations League.

Ai e arriti këtë pasi shënoi për kombëtaren greke kundër Skocisë, duke kontribuar në ngjitjen e Greqisë në nivelin e parë të kompeticionit për sezonin e ardhshëm.

Kështu ai ka kaluar rekordin që mban spanjolli Lamine Yamal, ylli i Barcelonës, i cili të dielën shënoi edhe golin e parë në kompeticion kundër Holandës.

Kaertsas e shënoi golin në moshën 17 vjeç e 124 ditë, ndërsa Yamal në moshën 17 vjeç e 253 ditë.